E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkohet ekstradimi i serbit 88 vjecar per krime naziste

Kongresi Boteror i ifuteve i beri thirrje Shteteve te Bashkuara te pershpejtojne ekstradimin e nje 88-vjecari i cili dyshohet se ka pasur lidhje me skuadrat naziste te vdekjes qe gjate Luftes se Dyte Boterore vrane rreth 17 mije hebrenje dhe rome ne ish-Jugosllavi.

Kryetari i Kongresit Boteror te ifuteve Ronald Lauder tha se akuzat ndaj te dyshuarit Peter Egner jane sipas fjaleve te tij aq te tmerrshme saqe nuk duhet humbur me kohe para se ai te dergohet per ne Beograd.

Prokuroret serbe cituan vitin e kaluar deshmi per lidhje te te dyshuarit me vrasjet qe u kryen ne Jugosllavine mes viteve 1941 e 1943.

Beogradi ka leshuar nje urdher arresti nderkombetar dhe u ka paraqitur Shteteve te Bashkuara kerkese per ekstradimin e Egnerit i cili jeton ne shtetin veriperendimor te Uashingtonit.

Egner lindi ne ish-Jugosllavi dhe eshte qytetar i natyralizuar amerikan.

Ai ka mohuar cfaredo lloj perfshirje ne nje nga skuadrat levizese naziste qe vepronin ne pjesen me te madhe te Evropes se okupuar dhe ne ish-Bashkimin Sovjetik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›