Kryeministri Thaci Hetim te pavarur per akuzat e Dik Martit

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha se deshiron te kryhen hetime te pavarura rreth akuzave sipas te cilave ai ishte ne krye te nje bande ne fund te viteve 90 qe vrau te burgosur civile dhe shiti organet e tyre.
Kryeminsitri Thaci i tha dje Agjencise se Lajmeve Associated Press se ai deshiron te largoje mjegullen sic e cilesoi ai qe ka te beje me akuzat e ashpra kunder tij.
Ai tha se nuk ka asgje per te fshehur dhe se akuzat kunder tij i cilesoi si perpjekje per te minuar shpalljen e pavarsise se Kosoves nga Serbia ne vitin 2008.
Zoti Thaci fajsoi hetuesin e Bashkimit Evropian per ceshtjet e te drejtave te njeriut Dik Marti si arkitektin e sulmit te fuqishem kunder Kosoves dhe popullit shqiptar.
Raporti i zotit Marti javen e kaluar ne Keshillin e Evropes akuzon kryeminsitrin e Kosoves se ishte drejtuesi i nje grupi kriminal te stilit mafioz pergjegjes per vrasje trafik droge dhe per vrasjen e te burgosureve serbe gjate luftes se Kosoves dhe shitjen e organeve te tyre.
Mes te tjereve ne kete grup perfshihen anetare te larte te Ushtrise per lirimin e Kosoves nje organizate qe luftoi kunder forcave serbe ne Kosove ne fund te viteve 90-te.
Akzua te tilla jane perfshire edhe ne librin e ish prokurores se Gjykates se Kombeve te Bashkuara per krimet e luftes ne ish Jugosllavi Karla Del Ponte.