E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkohet hyrja në grevë e Edi Ramës, Fidelit Yllit dhe Sadri Abazit

Në selinë ylberiste vijnë duke u shtuar presionet në drejtim të Edi Ramës, mbi mos futjen e tij dhe të disa deputetëve pasanikë në grevë urie.
Deputetë socialistë, por edhe përfaqësues të lartë të saj, kanë komunikuar me njëri- tjetrin, për qëndrimin e dyshimtë të Edi Ramës, i cili edhe pse premtoi se një ditë do të futet në grevë urie, ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Kështu në bazë të bisedave të para në selinë e PS-së është kërkuar hyrja në grevë urie e Edi Ramës, Fidel Yllit dhe Sadri Abazit.
Edhe pse u fsheh për një ditë në Paris, Edvini shkoi i vizitoi dje grevistët, por nuk u tha se kur do të bëhet pjesë me jetën e tyre poshtë çadrave.
Qarqe të ndryshme të PS-në e komentojnë lëvizjen e Ramës si të qëllimshme edhe njëherazi e kanë etiketuar atë si burracak, pasi sipas tyre, ka frikë të prishë regjimin e ushqimit, pasi në burgun e bulevardit konsumohet zakonisht në mesnatë, ose në të lindur dita.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›