Podolski deshi të luante me Van Persien

Përforcimi i ri i Arsenalit, Lukas Podolski ka pranuar se do të preferonte të fillonte karrierën e tij në gjigantin londinez duke luajtur së bashku me Robin van Persien.
Reprezentuesi gjerman ka shënuar tri herë në pesë ndeshje për Arsenalin pas largimit të holandezit në drejtim të Manchester Unitedit gjatë afatit kalimtar të verës.
“Për mua ishte më mirë nëse Van Persie do të qëndronte në Arsenal. Ai është futbollist i klasit botëror dhe shpresoja të luaja së bashku me të, por ai mori një vendim dhe me rëndësi është vetëm Arsenali”, deklaroi Podolski për Daily Mirror.