E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkohet nga mbrojtja deshmon ish-deputeti Thoma Mico

Ne perfundim te procesit gjyqesor vetem dy jave para paraqitjes se konkluzioneve perfundimtare te akuzes dhe dhenies se masave te denimit per te pandehurit e akuzuar per masakren e Qafe-Gjashtes dje ka deshmuar ish-deputet i PBDNJ-se ne vitin 1997 Thoma Mico. Ish-deputeti minoritar u kerkua nga vete te pandehurit per te deshmuar rreth ngjarjeve te vitit 1997 per gjithcka kishte dijeni si dhe per disa momente kur kane qene ne kafe me disa nga personat e akuzuar. Deshmitari Mico foli rreth situates ne Sarande ne ate kohe postblloqeve te shumta te ngritura ndersa nuk dha asnje detaj per ngjarjen e vrasjes se policit Gjergji Mehmeti apo rrembimit te policit tjeter Eduard Aliaj. Ish-deputeti minoritar foli vetem rreth atyre qe kishte pare dhe kishte dijeni ndersa per ngjarjen e rende te ndodhur ne Qafe-Gjashte deklaroi se nuk dinte gje. Me pas seanca gjyqesore u shty per pas dy javesh me qellim per ti lene kohe prokurorit per pergatitjen e konkluzioneve perfundimtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›