Lista e kandidateve qe kane aplikuar per tu bere police
Te gjithe aplikantet qe do te gjejne emrin ne liste duhet te paraqiten prane drejtorive te policise ne qarqe ku kane aplikuar per te terhequr kodin e aplikantit. Ndersa do te njoftohen me pas per diten e zhvillimit te testimit te tyre me shkrim. Lista me emrat e 1908 te rinjve te cilet deshirojne te ndjekin studimet ne Shkollen Baze te Policise per Patrulle te Pergjithshme eshte bere publike nje dite me pare permes nje njoftimi per shtyp te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit e cila njofton tashme edhe per ecurine e procesit te perzgjedhjes. Behet fjale per te gjithe ata te rinj qe kane aplikuar ne periudhen shtator-dhjetor 2010 per te ndjekur studimet ne Shkollen Baze te Policise per Patrulle te Pergjithshme te cilet kane dorezuar dokumentacionin prane strukturave te personelit te policise ne qarqet perkatese. Permes njoftimit te saj Policia e Shtetit ben te ditur se permes ketij procesi qe eshte ndertuar bazuar ne metodat me te mira perendimore synon perzgjedhjen e kandidateve sa me cilesore per te sherbyer si punonjes policie. Gjate ketij procesi policia sqaron gjithashtu se objektiv paresor i saj eshte te perzgjedhe vetem kandidatet e kualifikuar si me te miret percaktuar nga nje proces i drejte transparent dhe i plote perzgjedhje ne menyre qe te permbushe me sukses misionin e saj dhe te siguroje nje sherbim cilesor per qytetaret.
Nderkaq permes njoftimit te saj zyrtar Policia e Shtetit ka sqaruar te gjithe aplikantet per cdo paqartesi qe mund te kene lidhur me procesin e perzgjedhjes mund te drejtohen prane zyrave te personelit ne drejtorite e policise ne qarqe ose prane Sektorit te Pranimit ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit. Po ashtu mund ti parashtrojne pyetjet apo shqetesimet e tyre dhe me e-mail ne adresen shkollaepolicisemrp.gov.al. Cdo material i nevojshem per fazat e perzgjedhjes se kandidateve do te publikohet ne faqen e internetit te Policise se Shtetit www.asp.gov.al.