E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti therritet per here te dyte ne prokurori

Ish-ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Dritan Prifti eshte paraqitur serish dje ne mesdite ne Prokurorine e Tiranes. Kjo eshte hera e dyte brenda pak ditesh qe ish-ministri Prifti shkon ne Prokurorine e Tiranes pas publikimit ne media te kasetes filmike qe permban nje bisede te pergjuar mes tij dhe ish-zv.kryeministrit Ilir Meta. Pergjimi eshte kryer nga vete ai ne mjediset e Ministrise se Ekonomise. Gjate bisedes se pergjuar ish-ministri i Energjetikes Prifti aludon se Meta i kerkon qe te anuloje tendera si dhe te punesoje si inspektor nje te njohur te tij. Prifti eshte paraqitur ne godinen e organit te akuzes rreth ores 1300 dhe ka qendruar atje per 30 minuta. Pasi ka dale nga organi i akuzes ai nuk ka dhene asnje detaj per biseden e bere me prokuroret e njesise se Task-Forces te cilet tashme kane ne dore video-pergjimin i realizuar ne menyre te fshehte nga Prifti. Heren e pare Dritan Prifti u paraqit ne prokurori nje jave me pare per te dorezuar kaseten qe ai e deklaron si origjinale brenda se ciles ndodhet filmimi i plote i bisedes Meta-Prifti. Gjithashtu si ne takimin e pare po ashtu dhe takimin e dyte Prifti ka dhene sqarime ne lidhje me videon. Ndersa dy dite me pare ne nje konference per shtyp ish-ministri i Energjetikes ka deklaruar se keto dite do te paraqitej ne prokurori per te denoncuar aferat e bera sipas Priftit te Ilir Metes gjate 3 muajve qe ky i fundit ka qene ne postin e ministrit te Energjetikes si dhe pasurive te paligjshme te tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›