E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Verifikim lejeve te ndertimit"

Kreu i qeverise Berisha kerkon verifikimin e menjehershem te lejeve te ndertimit te dhena deri me tani. Tragjedia e Gjirokastres, ka detyruar kryeministrin te kerkoje dje mbledhjen ne nje kohe sa me te shkurter te KRRTSH, per te marre vendimin e kontrollit te lejeve te ndertimit, qe jane dhene ne qytetet kryesore te vendit. Duke marre shkas nga tragjedia e ndodhur ne Gjirokaster, ku si pasoje e shembjes se nje pallati humben jeten tre persona dhe u plagosen disa te tjere, kryeministri Berisha theksoi se qeveria nuk mund te jete indiferente perpara fakteve te tilla tronditese. Sipas tij, me kontrollin mbi lejet e ndertimit, nuk kerkohet t'i merren kompetencat pushtetit vendor, por thjesht kerkohet te mbrohen jetet e qytetareve, qe mund te rrezikohen. "Ne do t'i dalim zot ligjit dhe do te gjejme mekanizmat, me te cilat Inspektorati Qendror, do te aktivizoje ne kohen me te shkurter Keshillin Qendror te Rregullimit te Territorit, per te marre vendimet e duhura, ne mbrojtje te jetes se qytetareve dhe te drejtave te tyre", deklaroi kryeministri Berisha ne fjalen perpara deputeteve te grupit parlamentare te PD-se. Kreu i qeverise theksoi se eshte i domosdoshem nje studim teresor gjeologjik i te gjitha zonave te ndertimit ne Gjirokaster, por edhe ne te gjitha qytetet e tjera te Shqiperise. Sipas tij, ngjarje tronditese si ajo e ndodhur ne Gjirokaster, e ka zanafillen ne babezine per ndertime, duke shkelur cdo lloj kriteri ne bashkepunim, kjo edhe me mekanizmat zyrtare. "Eshte i domosdoshem nje verifikim teresor i lejeve te ndertimit, ne perputhje me legjitimitetin e tyre. Sepse nuk ka gje me te shemtuar kur t'i, si shtet shkel ligjin, behesh ilegal, ilegjitim me veprimet e tua dhe kete gje e ben, ne te gjitha rastet, absolutisht vetem kundrejt ryshfetit, babezise dhe gjobes. Ndaj, eshte e domosdoshme te mendojme per nje rishqyrtim teresor te ketij procesi, i cili faktikisht, duhet bere nepermjet mekanizmave zyrtare", tha kryeministri Berisha. Njeheresh ai, duke folur per ngjarjen e rende te ndodhur ne Gjirokaster, kerkoi nga ministri i Puneve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe ministri i Ekonomise qe, me urgjence te ngrene nje grup pune, me gjeologe dhe eksperte te fushave, ne menyre qe te shqyrtohet situata e kodres, ku ndodhej pallati ne Gjirokaster. Sipas Berishes, ne zonen ku ishte ndertuar pallati, qe u shemb, ka edhe ndertesa te tjera dhe ne baze te mendimit te eksperteve, do te vendoset evakuimi i gjithe zones, apo blindimi dhe cimentimi i saj. Berisha shprehu keqardhjen per viktimat, qe humben jeten, nga shembja e pallatit, duke kerkuar serish nje hetim teresor dhe venien para drejtesise te pergjegjesve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›