SHBA, 400 milione USD ne ndihme te zhvillimit te Kosoves se pavarur
Ambasadori i SHBA-se i akredituar ne Tirane, John L. Withers II, deklaroi dje se "mbeshtetja e SHBA-se per Kosoven nuk perfundon me arritjen e pavaresise, por do te punojme me organizata te tjera nderkombetare sic jane BE dhe OKB, per te siguruar qendrueshmeri ne zhvillimin e Kosoves se pavarur". Ambasadori Withers ishte i ftuar ne Konferencen mbarekombetare mbi sfidat e Kosoves pas shpalljes se pavaresise, nisme mediatike e organizuar nen kujdesin e Presidentit te Republikes.
Ne fjalen e mbajtur me kete rast, Ambasadori Withers pershendeti shpalljen e pavaresise se Kosoves. "Disa dite me pare kur pame festimet per pavaresine e Kosoves, qe u mbajten kudo ne Kosove dhe ne Shqiperi, me erdhi ndermend nje poezi e shkruar nga nje poet shqiptar. 'Kur fryn stuhia zogjte e vegjel behen kruspuj, vetem shqiponja eshte i zog qe i hap krahet dhe i drejtohet furtunes", tha Withers. Sipas tij, "javen qe shkoi shqiponjat kishin dale ne qiell dhe ishte dicka e mire te shikoje njerezit duke festuar, pasi eshte gjithmone dicka e mire qe te shohesh njerezit qe marrin fryme lirisht ne token e tyre".
Duke vijuar me tej, Withers theksoi se "do te kete shume veshtiresi me te cilat Kosova do te ballafaqohet, perpara ndodhen edhe shume veshtiresi edhe per rajonin, po nese te gjithe punojme se bashku ne mbeshtetje te skices se pervijuar nga plani i Ahtisarit, pavaresia e Kosoves dhe i tere rajoni shkojne te sigurt drejt shtegut te drejtesise dhe paqes". "U preka shume kur shikoja flamurin amerikan qe qytetaret e ndryshem mbanin mes turmave qe festonin. Une ndjehem krenar per rolin e luajtur nga SHBA ne arritjen e Kosoves se pavarur, por e rendesishme eshte se mbeshtetja e SHBA-se nuk perfundon me arritjen e pavaresise, por do te punojme me organizata te tjera nderkombetare sic jane BE dhe OKB per te siguruar qendrueshmeri ne zhvillimin e Kosoves se pavarur", tha Ambasadori Withers.
Ne kete drejtim, ai vuri ne dukje se "nje nga qellimet dhe objektivat kryesore te SHBA-se do te jete dhenia e ndihmes per ekonomine e Kosoves dhe per kete presim qe te marrim pjese ne nje Konference Nderkombetare Donatoresh qe do te mbahet ne muajt qe vijne, gjate se ciles SHBA do te angazhoje nje vlere monetare prej rreth 400 milione USD, per te ndihmuar zhvillimin ekonomik te Kosoves". Ne fjalen e tij, Ambasadori Withers pershendeti BE-ne per pergjegjesine e marre ne kete proces te veshtire te ndertimit te shtetit te ri te Kosoves. "Shpresoj se permes veprimtarise se tyre te mund te shohim nje kontinent evropian qe eshte i bashkuar, i lire dhe ne paqe. Dua t'i drejtoj edhe nje fjale Serbise: ne nuk duam marredhenie te keqija me Serbine, por jemi te gatshem qe te punojme me kete shtet qe Serbia te arrije objektivat e saj evropiane, por dhuna nuk eshte rruga e duhur", tha Ambasadori Withers.
Duke u ndalur te roli i Shqiperise ne kete proces, Withers theksoi se "Shqiperia, nen drejtimin e Presidentit Topi dhe Qeverise se saj, ka luajtur nje rol te vecante ne realizimin dhe ardhjen e ketij momenti ne Kosove". "Kur Kosova ka krijuar demokracine e saj multietnike per te garantuar te drejtat e minoritetit ne vendin e vet dhe kur eshte ne rrugen e begatise, Shqiperia me te drejte mund te marre merita per shume gjera qe jane arritur", tha Withers. Ne perfundim te fjales se tij, ai theksoi se "qytetaret e Kosoves dhe gjithe miqte e tyre, i jane ngjitur majes se malit te pavaresise dhe pavaresisht veshtiresive qe qendrojne para tyre, sot mund te shohin ate toke te premtuar".