Kërkojnë ndihmë për kurime me altoparlantë

Në mungesë të përkrahjes institucionale, familjarë të personave që kanë nevojë për trajtim mjekësor jashtë vendit, marrin vetiniciativë për të kërkuar ndihmë. Raste të ndryshme shpesh hasim gjithandej nëpër Prishtinë, të cilët kërkojnë të holla në forma të ndryshme. Kjo mbase mund edhe të jetë e mërzitshme për kalimtarët, të cilët dëgjojnë kërkesat e tyre përmes mikrofonit apo ndonjë grupi muzikor teksa performojnë, duke apeluar herë pas here për ndihmë.
Për vendet që ata zënë në shesh, nuk kanë leje nga Komuna, por thonë të mos kenë pasur probleme deri më tani.
Ministria e Shëndetësisë thotë për KTV-në se ka një fond të veçantë për personat që kërkojnë ndihmë për kurim jashtë vendit, por edhe organizimet individuale janë të mirëseardhura./Indeksonline/