Shala: I mbrojtëm vendimet, jo Mujën

Këshilltari i PDK-së, Masar Shala, mohon akuzat e OJQ-ve se partitë politike i kanë dalur në mbrojtje kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja.Ai tha se partitët politike nëpërmjet daklaratës kanë mbrojtur vetëm dy vendimet që ka marrë kryetari Muja. “Nuk e kemi mbrojtur Mujën, por vendimet që ka marrë për dy objektet, sepse konsiderojmë se ato vendime kanë qenë në inters të qytetarëve”, tha Shala për “PrizrenPresss”.
Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, javën e kaluar i kanë ndalë në mbrojtje këshilltarët e subjekteve politike të PDK-së, AAK-së, AKR-së, LDD-së, NDS-së, KDTP-së dhe VAKAT-it. Sipas tyre vendimet e Mujës në rastin e shkollës “Mehmet Akif” dhe fabrikës së çokollatës “Kamila”, kanë qenë të drejta dhe në përputhje të interesave të qytetarëve. “Vendimet e kryetarit të komunës së Prizrenit,Ramadan Muja për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, për këto dy subjekte, arsimore dhe ekonomike, të cilat kanë ndihmuar në zbutjen e papunësisë në komunën tonë, janë në përputhje me interesat e qytetarëve dhe në përputhje me programin e kryetarit të Komunës për të gjeneruar punësim dhe zhvillim ekonomik lokal”, thuhet në deklaratën e përbashkët të partive politike në Prizren.
Këshilltari Shala, ndërkaq tha se se partitët politike me anë të kësaj deklarate nuk kanë tentuar të ndërhynë në drejtësi.“Ka kaluar koha e komunizmit dhe delikti verbal nuk ekziston, por qasja demokratike dhe ne kemi mbrojtur vetëm interesin e qytetarëve. Si rezultat i atyre vendimeve janë krijuar edhe vende të reja të punës”, tha Shala.
Një prokurore e EULEX-it, akuzon kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë bashkëpunëtorët e tij, për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Muja akuzohet se në periudhën kohore nga 15 dhjetor 2010 deri më 14 prill 2011, në bashkëpunim me Sadik Paçarizin, drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, kanë tejkaluar kufijtë e autorizimive të tyre, kur i dhanë tokën publike fabrikës së çokollatës “Kamila”. Ai akuzohet edhe për dhënien në shfrytëzim të tokës së shkollës “Mehmet Akif”.