Mbërrijnë 2400 emigrantë për festat
15/12/2008 Nis fluksi në Durrës. Porti merr masat për kontrollin dhe përshpejtimin e procedurave
E diela ka shënuar nisjen e fluksit të hyrjes së emigrantëve në portin e Durrësit. Efektivat e policisë kufitare, të sigurisë portuale, kapitenerisë, doganës si dhe agjensitë e kompanitë e ndryshme dje janë ndeshur me ditën e parë të dyndjes. Katër tragete janë përpunuar deri në ora 12 të së dielës dhe se numrin më të madh të udhëtarëve të përpunuar e kanë shënuar ata të nisur nga porti i Barit. Tragetet “Grecia”, “Aurelioa” e “Jonis” të tre të nisur nga Bari për në Durrës janë përpunuar rreth orës 9.20 në një interval kohe me njëri-tjetrin prej 20 minuta. Asnjë nga tragetet nuk ka pasur udhëtarë në kapacitet maksimale të tyre, por është thënë se ka nisur të rritet numri i mbërritjes në port të emigrantëve. Pas tyre ka ardhur trageti i linjës Ankona-Durrës dhe anasjelltas “Riviera del Conero” e cila ka pasur në bordin e saj 1400 udhëtarë si dhe shumë autovetura e kamionë. Dje mund të thuhet se ka nisur fluksi i ardhjes së emigrantëve nga Italia të cilët do të kalojnë ndërrimin e viteve pranë familjeve të tyre në Shqipëri e në Kosovë. Edhe pse reshjet e shiut kanë qenë të pranishme gjatë gjithë ditës kjo nuk ka penguar përpunimin në kohë të trageteve. Dje kanë funksionuar tërësisht 7 sportelet në shesh për autoveturat dhe 4 sportelet brenda në pikën e kontrollit të dokumentacionit. Në bazë të urdhrit që ka dhënë komisari i policisë së portit në pikën e kontrollit të autoveturave qytetarët nuk do të kenë nevojë të zbresin në tokë dhe kjo ka bërë që të 2300 udhëtarët të përpunohen në më pak se një orë, kohë e marrë së bashku për të katër tragetet. Më shumë kohë ka ngrenë trageti i Ankonas pasi ka pasur në bord 1400 udhëtarë, 380 autovetura dhe 47 kamionë. Situata dje në terminalin e trageteve dhe në të gjitha pikat e kontrollit është inspektuar nga oficerë të policisë së portit, drejtori i degës së doganës, përfaqësues të Autoritetit Portual sh.a të cilët në mesin e muajit nëntor kanë nënshkruar marrëveshjen për të afruar shërbim cilësor dhe në një kohë sa më të shpejtë në përpunimin e shtetasve shqiptarë dhe të huaj. Në pikën antidrogë detyrohen të futen vetëm makinat për të cilat ka sinjale apo edhe dyshime për transport të materialeve e mallrave të ndaluar. Për të mos shkaktuar vonesë dhe hutime si për punonjësit në pikën e kontrollit edhe për udhëtarët, porti së bashku me drejtorinë e policisë kufitare e të migracionit kanë ndërmarrë disa investime në infrastukturë brenda në sheshin e trageteve dhe në sallat e kontrollit. Në ndryshim nga vitet e mëparshme udhëtarët sistemohen në sallë e cila lehtësisht mban në mjediset e saj me kondicionerë udhëtarët e një trageti duke shmangur qëndrimet në shi e në temperature të ulta. Kujdes është treguar për kontrollin e bagazheve dhe çantave në saj të vënies në punë të dy skanerëve në sallën e kontrollit. Ndërkohë 14 punonjës policie kanë qëndruar në sheshin e drageteve për të vulosur letrat e udhëtarëve që kanë hyrë me mjete dhe 8 punonjës të tjerë në katër kabinat në sallë për dokumentacionin e udhëtarëve. Autoriteti Portual në Durrës e ka deklaruar një vit më parë se do të ndryshojë rrënjësisht kushtet e akomodimit të përkohshëm të udhëtarëve të cilët tashmë trajtohen në mënyrë krejt ndryshe duke u siguruar kushtet më të domosdoshme, ndërkohë që me përfundimin e investimit për ndërtimin e terminalit të ri të udhëtarëve përpunimi i tyre do të jetë i standardeve ndërkombëtare. Gjithsesi sot një udhëtar nuk qëndron më shumë se 15-20 minuta kohë nga çasti i zbritjes nga trageti deri në daljen nga pika e kontrollit, kurse në ditë normale pa fluks përpunimi kryhet në më pak kohë. Autoritetet policore dhe ata të portit janë shprehur se në fundjavën e ardhshme do të ketë më shumë emigrantë dhe autovetura në hyrje të portit të Durrësit dhe se piku pritet të regjistrohet nga data 25 deri më 29 dhjetor. Festat e fundvitit kanë vënë në gjendje gatishmërie të plotë efektivat e policisë si ata të portit, policisë së rendit dhe të qarkullimit rrugor. Vëmendje i është kushtuar bllokimit të çdo përpjekje të personave të kërkuar nga drejtësia për të kaluar portin në mënyrë ilegale.