Shqipëria hap ambasadë në New Dehli të Indisë
TIRANE- Shqipëria hap ambasadën e saj në kryeqytetin e Indisë, Neë Dehli. Në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Jashtme mësohet se vetë shefi i diplomacisë Lulzim Basha është nisur sot në Indi, ku në kuadër të vizitës së tij tre ditore do të marrë pjesë në ceremoni zyrtare të hapjes së ambasadës .
Kjo është vizita e parë e këtij niveli që zhvillohet në marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve. Gjatë kësaj vizite Ministri Basha do te të zhvillojë takime me homologun e tij indian Z. Pranab Muhjerjee, zyrtarët më të lartë të vendit, si dhe me përfaqësues të biznesit indian.
Temat kryesore të bisedimeve që do të zhvillojë Ministri Basha do të jenë bashkëpunimi dypalësh dhe shumëpalësh ndërmjet të dy vendeve si dhe zhvillimet në politikën ndërkombëtare rajonale dhe globale.
Ministri Basha do të zhvillojë gjithashtu një vizitë në Selinë e Urdhrit të Nënë Terezës në Kalkuta. Në këtë vizitë, Ministri Basha shoqërohet nga Zv.Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Z. Eno Bozdo, dhe përfaqësues të dhomave të tregtisë dhe Konfindustrisë.
(s.g/BalkanWeb)