Kërkon gjobë vetëm 1 lek për Kodhelin dhe Hysin
22/11/2011 Padia e Vokshit
Avokati i deputetes se Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi dje se klientja e tij ka kërkuar pakësimin në vetëm 1 lek të dëmit pasuror për deputetet e Partisë Socialiste Mimi Kodheli dhe Vasilika Hysi, të kallëzuara për shipfje. Më parë Vokshi kishte kërkuar 20 mijë euro gjobë për dy koleget e saj socialiste, të cilat sipas saj kanë shpifur në adresë të saj. “Znj. Vokshi, si një politikane karriere dhe kryetare e Lidhjes Demokratike e Gruas së Shqipërisë, vendosi të pakësojë vlerën e dëmshpërblimit nga 20 mijë euro në vetëm 1(një) lek për shpifjet e bëra nga deputetet e PS-së, znj. Kodheli dhe znj. Hysi, duke përligjur kështu padinë e saj kundër shpifjeve të tyre me vlerësim simbolik. Më 25 nëntor është dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas. Nisur nga kjo ngjarje, znj. Vokshi bashkohet dhe solidarizohet me çdo nismë dhe përpjekje për të eliminuar dhunën ndaj gruas. Znj. Vokshi mendon se gruas duhet t’i rezervohet luksi i politikës shqiptare dhe jo të viktimizohen apo përdoren, siç ndodh rëndom në spektrin e majtë, prandaj ajo vendosi të pakësojë vlerën e dëmshpërblimit ndaj dy nënave dhe bashkëshorteve, deputete të Partisë Socialiste", - tha avokati i Vokshit. Më parë, me një shumë prej rreth 2 milionë lekësh të reja, u dënua nga gjykata dhe deputeti Sajmir Tahiri, i cili e akuzoi Vokshin për favorizim në tendera dhe në marrjen e koncesioneve të naftës në adresë të njeriut me të cilin bashkëjeton.