Xhon Elkan: Juve, je në rrugën e duhur
Optimizmi
Xhon Elkan, zv.presidenti i FIAT, shprehet i kënaqur për ecurinë e Juventusit. “Fitorja e skuadrës përballë Fiorentinës është një sinjal mjaft pozitiv. Kemi ende shumë punë për të bërë, por e rëndësishme është që jemi në rrugën e duhur. Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë, të qëndrojmë me këmbë në tokë: çdo ndeshje është e rëndësishme për të realizuar objektivat tanë”, deklaroi ai. Për të ardhmen e trajnerit Alberto Zakeronit, Elkan bëri një deklaratë të shkurtër, por kuptimplotë: “Sot për sot, ai është trajneri ynë”, si për të treguar se gjithçka mund të ndryshojë. Megjithatë, aksioneri më i madh i klubit bardhezi, nuk e përjashton mundësinë e rinovimit të kontratës me teknikun.
#