E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma me Çmim të Madh, prej Botërorit 2013

Formula 1

Formula 1 do të ketë një garë më tepër prej vitit 2013: çmimin e Madh të Romës. Lajmi është konfirmuar nga njëshi i këtij sporti, Berni Ekleston, gjatë një interviste për “Speedweek”. “Gara e Romës do të hyjë në program që prej sezonit 2013”, deklaroi Ekleston. “Kalendari i F1 do të ketë 20 gara, ndërsa skuadrat do të jenë të kënaqura”. Kjo konfirmon faktin se 79-vjeçari e ka përqendruar vëmendjen te cirkuitet qytetare, si Valencia apo Singapori. Britaniku po studion edhe idenë për një çmim të Madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Nju Jork. Hapi i parë drejt krijimit të garës në Romë ishte hedhur gjatë dhjetorit të kaluar, kur palët firmosën marrëveshjen e parë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›