E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ranieri pendohet për Mottan

Claudio Ranieri ka pranuar se është dashur ta mbante mesfushorin Thiago Motta gjatë kohës sa ishte në drejtim të Interit.

Motta u shit në Paris Saint-Germain në fillim të vitit, para shkarkimit të Ranierit në mars. “Gabimi im më i madh ishte lejimi i largimit të Thiago Mottas”, deklaroi Ranieri për Corriere dello Sport.

Ranieri zëvendësoi Gian Piero Gasperinin në shtator të vitit të kaluar, por aventura e tij në drejtim të gjigantit milanez nuk ishte pozitive dhe presidenti Massimo Moratti e liroi atë nga detyra në mars.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›