E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkon rinegociim të traktatit

Kandidati socialist për president të Francës, Francois Hollande, deklaroi se nëse shpallet fitues në balotazh, atëherë do të kërkojë rinegociimin e traktatit për disiplinë buxhetore, që ishte nxitur nga Gjermania.

Sipas Hollande, liderët evropianë po e presin fitoren e tij, në mënyrë që të heqin dorë nga traktati që ishte nënshkruar në muajin mars të vitit 2012, nga 25 krerët e Bashkimit Evropian.

“Do ta rinegocioj traktatin e nënshkruar nga presidenti në largim dhe nga qeveria”, deklaroi Hollande, derisa sqaroi se një gjë e tillë nuk po kërkohet vetëm nga të majtët, por edhe nga konservatorët, të cilët kanë theksuar se “është e pamundur të vazhdohet në këtë drejtim, për shkak se forcat populliste do të mund ta marrin pushtetin”.

Nga ana tjetër, presidenti Sarkozy deklaroi se “nuk do të ketë më kthim prapa”, përderisa i kritikoi ashpër socialistët, duke i cilësuar si hipokritë dhe jashtë realitetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›