"Nenshati, një trashëgimtar i denjë i plejadës Marubiane"
Me hidhërim lexova në Shekulli-Online për vdekjen e fotografit Nenshati. Ngushëllime familjes dhe gjithë dashamirësve të tij, patjetër dhe kolegët që e kanë pasur si mjeshtrin e tyre të profesionit. Ai ishte një pasionant profesionist i atij arti përjetësues përmes fiksimit në celuloid. I ndjeri Angjelin Nenshati ishte me të vërtetë një trashëgimi e plejadës Marubiane jo vetëm për Shkodrën po për gjithë Shqipërinë. Ishte një ruajtës vlerash të rëndësishme të kulturës dhe jetës shqiptare me arkivin e tij ruajtur një jetë të tërë.
Ngushëllime famijes dhe dashamirësve, nga një moshatar i tij nga Tirana, aktualisht në emigracion.