E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kermabon: EULEX, s’ka përgjegjësi për gjahtëpikëshin

Prishtinë-Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë Iv dë Kermabon deklaeron se ky mision se nuk ka mandat të përfshihet në çështje politike dhe të statusit, ndërsa gjashtëpikshi nuk është aspak përgjegjësi as vendim i EULEX-it. Shefi i EULEX-it kërkon që të mos politizohet misioni që drejton ai në fushën e sundimit të ligjit, duke i atribuuar çështje të cilat sipas tij nuk janë pjesë e mandatit të EULEX-it. "Disa njerëz po provojnë të politizojnë ose instrumentalizojnë EULEX-in, duke thënë se EULEX-i duhet të bëjë këtë ose atë, EULEX-i ka status neutral,etj.", ka thënë Kermabon për gazetën "Express" të Prishtinës.

Kermabon pohon se në Kosovë ndodhet "me mandat të qartë, për të punuar për të mirën e popullatës në fushën e sundimit të ligjit, që është aq e rëndësishme për të gjithë". Ai ka theksuar se EULEX-i është një "mision teknik", duke mohuar kategerokisht të jetë "përgjegjës ose i përfshirë në çështje politike, të statusit".

Ndërkaq për gjashtëpikshin thotë se nuk është përgjegjësi as vendim i EULEX-it. "Gjashtëpikëshi nuk është përgegjësi e EULEX-it. Këto janë pika që janë diktuar mes Serbisë dhe UNMIK-ut. Unë fare nuk jam i përfshirë në këtë gjashtëpikësh. Unë jam i përfshirë në mandatin tim për zbatimin e sundimit të ligjit në Kosovë", është shprehur Kermabon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›