Shoferët, problem për ushtarët zviceranë
Prishtinë -Duket se problemi kryesor për ushtarët zviceranë në Kosovë, nuk janë kriminelët por shoferët. Këtë e ka deklaruar komandanti i ri kontingjentit zviceran, në përbërje të KFOR-it, Karl King, i cili të enjten do ta marrë detyrën. King, në një intervistë për gazetën "Berner Zeitung" i pyetur se - me cilin rrezik do të përballet misioni zviceran - deklaroi se "sado që tingëllon çuditshëm, rrezikun më të madh në Kosovë paraqesin aksidentet rrugore".
"Shumë njerëz në Kosovë janë shoferë jo të mirë", tha komandanti i SWISSCOY-t, duke shtuar se, "rrezikun e dytë më të madh pas aksidenteve paraqesin minat, ndërsa në vendin e tretë është krimi i organizuar".