E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria kërkon miqësore me Slloveninë

Shqipëria mund të luajë një miqësore me Slloveninë, në datën e lirë të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm, përpara se ajo të ballafaqohet me Bjellorusinë, në ndeshjen e pestë zyrtare në kualifikueset e Kampionatit Europian. Pas dështimit të tratativave me Letoninë, Sllovenia mbetet një opsion i hapur për formacionin e Josip Kuzhesë. Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur kontaktet me homologët e sllovenë. Kundër tyre kuqezinjtë kanë luajtur në eliminatoret e Euro 2008-s, ndaj të cilëve kemi barazuar pa gola në të dyja ndeshjet. Shqipëria, të paktën nën drejtimin e Josip Kuzhesë, nuk ka humbur asnjë nga 7 miqësoret e zhvilluara me kroatin në bankinë. Miqësorja e fundit është ajo me Maqedoninë në Korçë.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 14 Dhjetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›