Elbasani, lojtarët ne pritje te rrogave

Neser, lojtarët e Elbasanit pritet të marrin këstet e para të kontratës, duke i dhënë fund krizës së rrogave të prapambetura, e që ka ndikuar dukshëm në ecurinë negative të verdhebluve në këtë pjesë të parë të edicionit aktual. Elbasani ndodhet në dy vendet e fundit, me 9 pikë, po aq sa Besa. Javën e kaluar lojtarët titullarë protestuan ashpër duke bojkotuar për pesë ditë edhe stërvitjen. Shumë futbollistë, përfshirë dhe ata të huaj, kanë paralajmëruar se do të ndryshojnë skuadër gjatë merkatos së janarit nëse ata nuk do të paguhen. Para disa kohësh FIFA e detyroi Elbasanin të paguante një dëmshpërblim prej 13 mijë eurosh në lidhje me rrogën e pa dhënë ndaj kroatit Darko Periçit, ndërkohë që i detyroi Federatën Shqiptare të Futbollit t’u zbriste 3 pikë nga renditja e përgjithshme elbasansve. Në krizë rrogash janë dhe Dinamo (me katër muaj pa paguar lojtarët) dhe Tirana.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 14 Dhjetor 2010