Bylisi, skuadra pa këllqe në transfertë

Bylisi është skuadra më e dobët në transfertë gjatë 14 ndeshjeve të para. Ballshiotët, të cilët drejtohen nga trajneri i dytë sezonal, maqedonasi Nikola Ilievski, nuk kanë mundur të grumbullojnë asnjë pikë: shtatë ndeshje, shtatë humbje. Bylisi është dhe skuadra që ka pësuar më shumë gola jashtë shtëpisë: 20 të tillë (7 gola të shënuar). Në fakt, janë katër skuadra që nuk e kanë shijuar këtë kampionat fitoren e parë në transfertë, e në këtë listë përfshihen edhe Kastrioti (3 barazime, 4 humbje), Laçi (2 barazime, 5 humbje) dhe Besa (2 barazime, 5 humbje). Nga një fitore kanë Tirana, Teuta, Elbasani dhe Shkumbini. Flamurtari, Dinamo dhe Vllaznia janë ato që kanë fituar më shumë: nga 3 të tilla në shtatë ndeshje. Nga ana tjetër, Flamurtari dhe Skënderbeu, janë dy skuadrat e vetme që i kanë fituar të gjitha takimet në shtëpi: 7 ndeshje, 7 fitore.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 14 Dhjetor 2010