E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilla e specialistëve: Paratë kthejini në ar sepse nuk kanë siguri

Specialistët deklarojnë që mjaft sektorë me rëndësi në ekonomi duhet që t'i kthejnë një pjesë të aksioneve në arë. Metali i çmuar është një siguri më e madhe për biznesin dhe nuk e humb asnjëherë vlerën raporton prestigjozja "Forbs". Kriza ekonomike që përfshiu të gjithë botën e i ka bërë shumë të pasigurt mjaft investime të bizneseve. Lëkundjet e herëpasherëshme të kursit të këmbimit u kanë shkaktuar mjaft humbje kompanive të mëdha si dhe bankave mjaft të fuqishme. Ari është një mënyrë që investitorët duhet ta shohin si një rrugëdalje prej kësaj krize që ende ka efekte mbi ekonomi. Një pjesë e aksioneve në ar kanë aftësinë që të stabilizojnë një portofol të një ndërrmarrjeje dhe sektorët që duhet të kthejnë një pjesë të aksioneve në ar specialistët përmendin sektorët e rëndë. Kryetari i Rezervave Federale në SHBA deklaron se aksionet në ar do të ishin dhe një siguri më e madhe në rast të rritjes së inflacionit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›