E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq mbërthen Evropën dhe botën

Rikthehet sërish i ftohti i ashpër në rajon. Temperaturat në Kosovë shënojnë 11 gradë celcius dhe sipas sinoptikanëve pritet që moti i ashpër të vazhdojë deri në gjysmën e parë të janarit. Temperaturat do të përmirësohen disi në 15-ditëshin e dytë. Reshjet intensive të borës kanë mbërthyer edhe verilindejn e veriperëndimin e Maqedonisë.
Ndërkohë reshjet e dëborës janë rikthyer edhe në Itali. Situata paraqitet e rëndë veçanërisht në veri të vendit, ku dëbora ka zbardhur gjithçka. Ekspertët rekomandojnë qytetarët që të mos lëvizin me automjete pa zinxhira.
Në Kinë shënohen reshjet më të dendura të dëborës në 60 vitet e fundit. Lajmi është konfirmuar nga shërbimi meteorologjik kinez, sipas të cilit temperaturat në Kinë kanë arritur në 24 gradë celcius dhe pritet që ato të ulen deri në 32 gradë. Sipas të dhënave zyrtare, deri më tani janë mbyllur 3.500 shkolla, më shumë se 30 superstrada dhe një pjesë e mirë e aeroporteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›