E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilla për gjumin

09/02/10 01:15

Eduardi u jep këshilla banorëve të tjerë për pozicionet që duhet të mbajnë për të patur një frymëmarrje sa më të rregullt kur shtrihen për të fjetur, pasi ata ankohen për gjum jo të rehatshëm. Ai thotë se duhet të shtrihen drejt e me jastëk jo shumë të lartë, për të liruar rrugët e frymëmarrjes, e pas disa minutash të kthehen djathtas. Edi tregon se këtë gjë e ka praktikuar edhe tek vetja dhe është një lloj forme e të bërit joga dhe se jep vërtet rezultat. Ai i këshillon banorët që ta provojnë dhe gjatë kësaj kohe të mendojnë e të relaksohen sa më shumë. Bertina e aprovon këshillën e Edit dhe thotë se ndonjëherë, pa dashje ka arritur ta realizojë atë gjendje qetësieme trupin e saj. Banorët e tjerë e shohin Edin me dyshim, por nuk reagojnë për këtë gjë. Pas kësaj bisede, Eduardi dhe Renato dalin në kopsht për të pirë cigare dhe aty bisedojnë për emigrimin e Edit drejt Greqisë dhe mënyrën e jetesës atje. Edi tregon se ndryshe nga sa mund të thonë një pjesë e mirë e shqiptarëve, në Greqi i ka ecur mirë duke filluar që nga ikja jo si gjithë të tjerët nëpër male, por edhe për mënyrën e mirë se si e trajtonin grekët atje.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;}
function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count)
{
title = document.title;
show_ads_id = 2136;
show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php";
block_count=ppc_ad_block_count;
iframe_width=580;
iframe_height=115;
metainfo=document.getElementsByTagName('meta');
ref=document.referrer;
showContentAds(metainfo);
}
setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›