E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jepte raporte me para', ndiqet infermieri

Elbasan, 8 shkurt, NOA U premtonte raport mjekësor,
kundrejt një sasie parash personave të cilët aplikonin për të përfituar kemp, por
është zbuluar nga forcat e policisë dhe tashmë ndaj tij është ekzekutuar masa e
arrestit në shtëpi.

Fjala është për një infermier nga qyteti i
Elbasanit, me emrin Kujtim Qamili, i cili u zbulua në sajë të aksionit policor
të koduar Raporti i fundit.

Bëhet me dijeni se ai mbante detyrën e infermierit
në poliklinikën e Specialiteteve në Elbasan, ku konkretisht merrej me mbledhjen
e dokumentacioneve për komisionet e kempit.

Ndaj tij, është marrë masa e sigurimit Arrest
në shtëpi për veprën penale të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal
Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Në lidhje me këtë vepër penale, po punohet për
sqarimin e dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje si dhe identifikimin dhe vënien
para përgjegjësisë së personave të tjerë të implikuar në këtë çështje.

n.e/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›