Miti i “Kosovës Serbi”
Shkrimtari dhe filozofi i njohur serb, Sreten Ugricic, thotë se në 20 vitet e fundit hapur është "thurur miti mbi serbët si popull qiellor" dhe për fat të keq, një pjesë e mirë e popullsisë ka besuar në atë mit.
"Tabuja e parë dhe themelore është miti mbi Kosovën. Të tjerat janë miti për serbët si popullsi më e vjetër, më e rëndësishme, miti për lidhjet speciale me popullin e madh vëlla rus, miti për heroizmin nëpërmjet figurës si janë Obiliqi, Gavrilo Principi dhe të tjerët", thotë Ugricic në një intervistë për REL.
Duke folur për "prioritetet deklarative" të garniturës aktuale serbe në pushtet, Ugricic shprehet se edhe vetë Kosova është e tipit deklarativ.
“Sa më e madhe është histeria dhe sa më e madhe është retorika rreth kësaj… Kosova është humbur shumë më herët se para vitit 1999, në raportin dyfytyrësh ndaj asaj që emërtohet deklarativisht si fjala më e shenjtë dhe më e vlefshme serbe. Veprat dhe sjelljet, edhe të shtetit edhe të individëve dhe në këtë personalisht jam bindur, janë pikërisht të kundërta. Ky është një shembull edhe për shumë gjëra të tjera, për shumë përcaktime të tjera, të cilat janë vetëm deklarative, pas të cilave nuk qëndrojnë veprat".