Henri konfirmon idenë e largimit
Tierri Henri ka konfirmuar atë që ishte shfaqur në mediat franceze një ditë më parë, duke pranuar se po mendon të largohet nga futbolli ndërkombëtar në përfundim të EURO 2008, ku merr pjesë me përfaqësuesen franceze. "Nuk kam çfarë të shtoj më. E vetmja gjë që thashë ishte se kjo pyetje më vinte shpesh në mendje", deklaroi ai nga grumbullimi i kombëtares franceze. Të enjten, Henri deklaroi për "L‘Equipe" se mosha e tij mund ta shtynte të braktiste përfaqësuesen e Francës.