Morati, krenar për titullin e 2006-ës
Masimo Morati ka deklaruar se është shumë krenar për titullin e tij të parë si president i Interit, atë të vitit 2006 që iu dha në tavolinë skuadrës zikaltër dhe se nuk e mendonte kthimin e këtij trofeu te Juventusi. "Nuk e kam marrë në konsideratë asnjëherë këtë hipotezë. Në të kundërt, e cilësoj atë trofe si burim krenarie për Interin. Përgëzimet më të mira Juventusit për blerjet e reja, por unë kam gjëra më të mira për t‘u marrë tani", tha ai, duke iu referuar titullit kampion të sapofituar nga Interi.