Këshilli Bashkiak bllokon ndihmat ekonomike, protesta në Lezhë
Lezhë- Me dhjetra qytetarë të komunitetit rom dhe egjiptian në Lezhë që trajtohen me ndihmë ekonomike kanë protestuar sot para bashkisë, pasi prej dy muajsh ata nuk po trajtohen me asistencë.
Vetë ata shprehen se mos marrja e ndihmës për muajt gusht dhe shtator ka ardhur për shkak të mos marrjes së vendimit nga ana e Këshillit Bashkiak, anëtarët e të cilit kanë disa muaj që nuk mblidhen.
Vetë bamorët kanë kërkuar që të rimarrin paratë që u takojnë, pasi sipas tyre nuk kanë asnjë të ardhrur tjetër. Ata kanë kërcënuar se nuk do të çojnë fëmijët në shkollë, sepse për shkak të kushteve ekonomike nuk janë të mirëushqyer.
Për të qetësuar turmën ka dalë edhe kreu i Bashisë Lezhë, Arjan Barbullushi, i cili është shprehur se të gjitha materialet i janë dërguar Këshillit, por mbledhjet e fundit nuk janë realizuar sepse disa prej anëtarëve mungojnë.
/IDEA/