Elbasan, sherr mes dy adoleshentëve, plagoset 16-vjeçari

Një sherr mes dy adoleshentëve ka degjeneruar deri në përdorimin e thikës ku dhe për pasojë është plagosur njëri prej tyre.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur jashtë ambjenteve të shkollë Pedagogjike në qytetin e Elbasanit ku 16-vjeçari me inicialet M.C ka plagosur me thikë bashkëmoshatarin e tij me inicialet A.H pas një zënke me këtë të fundit.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit ku po merr edhe ndihmën mjekësore ndërkohë që policia ka ndaluar edhe autorin e plagosjes.
Sipas policisë të dy adoleshentët ishin nxënës të vitit të parë të shkollës së mesme Pedagogjike dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një zënke të çastit mes tyre.