E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, arrestohet një mjek

Burime zyrtare thanë se është ndaluar shtetas Sokol Uka, 40-vjeç, banues në Durrës, i punësuar si ndihmësmjek në Qendrën Shëndetësore të lagjes Nr.17, Durrës.

Ndaj këtij shtetasi është bërë kallëzim penal rreth një javë më parë nga shtetasi I.D., i cili deklaron se personi në fjalë, i ka marrë shumën prej 2000 Euro në këmbim të një vendi pune për djalin e tij. Materialet hetimore i shkuan për hetime të mëtejshme prokurorisë së rrethit, ndërsa 40-vjeçari Uka do të gjykohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. /Start/

                                                                                             2012-09-27 12:12
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›