E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka bllokuar ndarjen e 84 banesave për të pastrehët



Pavarësisht se Enti i Banesave ka dorëzuar në fundin e vitit 2007 84 banesa për të pastrehët në Durrës, ato ende nuk janë gëzuar nga këto familje në nevojë. Shkak janë bërë interesat e ngushta të anëtarëve të Këshillit Bashkiak, të cilët kanë shtyrë mbledhjen prej kohësh, duke i lënë 84 banesat në mëshirë të fatit. “Pavarësisht se kemi dorëzuar projektin me 84 banesa, ende Enti Kombëtar po e ruan këtë pasuri, pasi Këshilli Bashkiak nuk ka bërë ndarjen e tyre”, - shprehet drejtori i Entit, Ilir Proko. Sipas tij, shpeshherë, ndarja e këtyre banesave është kthyer në një mollë sherri mes anëtarëve të këshillave bashkiakë. Më e fundit ishte në qytetin e Vlorës, ku anëtarët braktisën mbledhjen. “Bashkëpunimin më të mirë e kemi pasur me Bashkinë e Korçës dhe për këtë kjo bashki ka vite që përfiton nga dy pallate në vit për të pastrehët. Atje nuk ka pasur kësisoj problemesh”, - shprehet Proko. Probleme të ngjashme janë evidentuar edhe në qytete të tjera, por që me kalimin e kohës problemi është zgjidhur. Gjithsesi, në Durrës ende problemi është evident. Nisur nga ky shtetëzim, Enti i Banesave ka kërkuar nga bashkitë që të miratojnë paraprakisht listën e përfituesve në mënyrë që banesat të kalojnë në familjet e pastreha menjëherë pas përfundimit të tyre.

Vendimi, të pastrehët mund të blejnë banesa sa kostoja e ndërtimit

Familjet e pastreha, që kanë mundësi financiare, mund të blejnë banesa me koston e ndërtimit. Qeveria ka miratuar një vendim, që të pastrehët mund të blejnë, me ndërhyrjen e shtetit, banesa me koston e ndërtimit. Sipas vendimit, të pastrehët që janë të regjistruar si të tillë në organet e pushtetit lokal, mund të përfitojnë shtëpi sa kostoja e ndërtimit dhe pjesën tjetër e subvencionon shteti. Kështu, çdo i pastrehë që ka pak mundësi financiare mund të blejë shtëpi. Blerja e një banese mund të bëhet edhe me kredi ose me këste. Qeveria ka përcaktuar se blerja e banesave me kosto të ulët në treg do të bëhet në bazë të çmimit kufi, të përcaktuar si mesatare e çmimit, me të cilin janë shitur banesat në tregun e lirë. Banesat me kosto të ulët, si rregull, blihen në qytete ku çmimi і shitblerjes së tyre në treg është më і ulët ose і barabartë me koston e ndërtimit të banesave nga shteti. Në qytete të tjera, banesa me kosto të ulët mund të blihet për zgjidhjen e rasteve emergjente të strehimit. Miratimi і rasteve emergjente, kur programi zbatohet nga bashkitë, bëhet me vendim të këshillit bashkiak, ndërsa kur programi zbatohet nga Enti Kombëtar і Banesave, miratimi bëhet nga ministri і Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, me kërkesë, të motivuar dhe të miratuar, të këshillit bashkiak, vetëm për ato raste, kur në ato bashki nuk ka banesa shtetërore në ndërtim. Për llogaritjen e çmimit mesatar bashkitë і referohen çmimit mesatar të shitblerjeve të banesave në treg, që miratohet çdo vit me udhëzim të qeverisë, sipas llogaritjeve të Entit Kombëtar të Banesave. Brenda kufirit të përcaktuar në udhëzim, çdo bashki miraton një çmim mesatar për zona të ndryshme të qytetit, sipas metodologjisë së miratuar prej tyre. Me disponimin e fondeve për blerjen e banesave me kosto të ulët në treg, ndërtuesi, і cili zbaton programin, përcakton numrin dhe strukturën e apartamenteve që mund të blihen, si dhe njofton personat, e miratuar me vendim të këshillit bashkiak, për t’u trajtuar me banesë me kosto të ulët, për ta gjetur banesën në treg, sipas çmimit kufi.

26 Prill 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›