SHBA arrestohet shqiptari

Një shtetas shqiptar i kërkuar për vrasje, është arrestuar nga autoritetet në Nju Xhersi, pasi mendohet se është bashkëpunëtor në një grabitje banke ku janë marrë 500 mijë dollarë. Lajmin e kanë bërë me dije autoritetet vendase , ndërsa e përditshmja “New York Post”, citon se personi i arrestuar është 26 vjeç dhe quhet Shpend Mazari. Burime nga FBI bënë me dije se agjentët e policisë prej kohësh ishin vënë në kërkim të tij. I lindur në qytetin e Pukës, Mazari dyshohet për vrasje në Shqipëri, ndërsa po hetohet në lidhje me grabitjet e bankave. 26 vjeçari është akuzuar nga Gjykata Federale e Nju Xhersit për hyrje të paligjshme në Shtetet e Bashkuara, ndërsa mësohet se është ndër të kërkuarit nga Interpoli në lidhje me një vrasje në vitin 2004.