E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbytje ne Australi

Përmbytjet që kanë detyruar evakuimin  e banorëve  në shtetin australian të Neë South Ëales. Mediat lokale bëjnë me dije se shira të rrëmbyeshem përmbytën zona të medha të shtetit. Shirat janë shkaktuar nga lëvizja e sistemit të motit përtej jugut dhe zonave qendrore të shtetit. Rrugë të shumta janë mbyllur dhe një port në perëndim të Sidnejt është gjithashtu në rrezik. Një zëdhënës i emergjencave civile  ka bërë me dije se situata është shumë serioze, rreth 75 për qind e shtetit është e prekur nga përmbytjet ose është përmbytur.

E përditshmja “The Age” raporton se Kanberra është prekur nga 53 milimetra shi në 24 orë, krahasuar me një mesatare mujore prej 50.7 milimetrash.

Evakuimet janë urdhëruar në të paktën katër zona të shtetit. Sherbimet meteorologjike kanë bërë me dije se reshjet e shiut do të vazhdojnë çka shton rrezikun për përmbytje të zonave të tjera. Muajin e kaluar  pjesët veriore dhe jugore të Kuinslend u prekën nga reshjet dhe përmbytjet duke  evakuuar  dhjetra fshatra.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›