Operohet 2-vjeçari me gojë ujku
05/04/2012 Ndërhyrja e rrallë te fëmija i lindur me probleme në gojë
Vogëlushi shkodran ushqehej me shiringë
Mjekët e shërbimit maksofacial në QSUT gjatë ditës së djeshme kanë realizuar një ndërhyrje të rrallë te një fëmijë i lindur me probleme në gojë (gojë ujku dhe buzë lepuri). Prej më se dy vjetësh Romeoja dyvjeçar nga Shkodra është përballur me vështirësi të shumta, duke qenë se nuk mund të merrte ushqimin si gjithë foshnjat e tjera, por vetëm me anë të një shiringe. Dyvjeçari, që i përket komunitetit rom, i braktisur nga nëna e tij që në çastin e lindjes për shkak të këtij defekti dhe i rritur nga gjyshja, nuk ishte paraqitur asnjëherë te mjeku për t’u vizituar apo folur mbi problemi. Ka qenë Antoneta Pero, psikologia e një shkolle në Shkodër, që ka parë fëmijën dhe ka kërkuar ndihëm në poliklinikat e qytetit për të bërë analizat e fëmijës. Më pas ajo është paraqitur në QSUT, ku ka kontaktuar me mjekët dhe drejtorin e kësaj qendre spitalore, duke marrë edhe konfirmimin për realizimin e ndërhyrjes. Shefi i shërbimit, Ramazan Isufi, ka deklaruar se ky rast konsiderohet nga më të vështirët, për vetë faktin se këto lloj operacionesh kryhen brenda 6 muajve të parë të jetës. “Ishte një fëmijë i lindur me probleme në buzë, një fëmijë me probleme sociale, i cili u paraqit te ne nga një psikologe e shkollës pranë banesës së tyre. Këto janë operacione që bëhen pas lindjes në moshën nga 3 deri në 6-muajsh, por ky fëmijë ka ardhur 2 vjeç për shkak të problemeve sociale që kishte”, - ka thënë Ramazan Isufi. Sipas tij, gjatë një viti në këtë qendër spitalore universitare trajtohen deri në 40 raste të ndërlikuara, raste këto që duhet të ndiqen deri në moshën 20-vjeçare, kur ata rriten dhe marrin formën e plotë të gojës.
Detajet
Sipas bluzave të bardha, fëmija ka lindur pa qiellzë, buzët e tij nuk ishin të zakonshme, pasi ajo e sipërmja ishte si e një lepuri dhe buza e poshtme si e ujkut. Për shkak të këtij defekti vogëlushi për gati 2 vjet është përballur me vështirësi, pasi nuk ka marrë ushqimin si të gjitha foshnjat, por me anë të shiringës.
“Këto operacione bëhen kryesisht pas lindjes, në moshën 3 deri në 6-muajsh. Ky fëmijë ka ardhur pas dy vjetësh për arsye sociale. Ne u treguam të gatshëm për të kryer operacionin", - ka deklaruar dje mjeku Ramazan Isufi. Më tej mjeku sqaron se gjatë një viti trajtohen deri në 40 raste me probleme të tilla shëndetësore.