Këshilli Evropian, hetim OBSH për korrupsion me virusin A/H1N1
Në lidhje me virusin pandemik A/H1N1 është frika nëse kjo pandemi është e vërtetë apo false. Debatet kanë nisur në vendet e Bashkimit Evropian, ku doktorët e shkencave të mjekësisë kanë hedhur shumë pikëpyetje. Madje Bashkimi Evropian akuzon rëndshëm Organizatën Botërore të Shëndetësisë për përshpejtimin dhe kalimin e disa kritereve me anë të një vendimi për shpalljen e pandemisë botërore. Teori të shumta konspiracioni janë ngritur në
lidhje me pandeminë e gripit të derrave. Mjeku dhe epidemiologu Volfgang Wodarg, kryesues aktual i Këshillit të Shëndetësisë në Parlamentin Evropian, vlerëson pandeminë A/H1N1 si një nga skandalet më të këqija mjekësore të shekullit. I cituar nga radio Evropa e lirë dhe studimi i Global Resarch, Wodarg vlerëson se kompanitë farmaceutike Gllakso Smith Klajn", "Rosh" dhe "Novartis kanë ndikuar me qëllim tek shkencëtarët dhe organet zyrtare botërore të shëndetësisë, kanë alarmuar qeveritë e mbarë botës për të shitur medikamentet dhe vaksinat e tyre. Në këtë mënyrë miliona njerëz të shëndetshëm u janë nënshtruar disa vaksinave të rrezikshme me pasoja tek ta. Për këtë arsye Këshilli Evropian do të ngrejë hetime për korrupsion që kanë çuar në shpalljen e një pandemie të rreme, nga e cila këto kompani kanë përfituar miliona dollarë.