E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta inaguron "Universal Hospital Tirana"

Inagurohet një spital i ri jo publik në Tiranë, si produkt i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë. Në ceremoninë e hapjes së kësaj qendreje shëndetësore ishte i pranishëm zv.kryeministri, njëherësh Ministri i jashtëm Ilir Meta , i cili u shpreh se mes Shqipërisë dhe Turqisë ka pasur gjthmonë një bashkëpunim të mirë në fushën e shëndetësisë, dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej.
"Universal Hospital Tirana" është pjesë e "Universals Hospitals Groups", një rrjet ky i gjerë dhe i përbërë nga 110 spitale. Ky spital sjelle metoda të avancuara dhe trajtime me teknologjine e fundit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›