QKR,QKL dhe Kryqi i Kuq marrëveshje për të ndihmuar familjet në nevojë
QKR,QKL dhe Kryqi i Kuq nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja ka si synim gjetjen e sa më shumë bizneseve të cilat kanë mundësi të japin ndihma të cilat do të mblidhen më pas nga Kryqi i Kuq. Përfaqësuesi i Kryqit të Kuq Shyqëri Subashi u shpreh se vendi ynë ka shumë nevoj për sensibilizim humanitar e sidomos në një moment të tillë.
Ndërkohë që zv.ministri i Ekonomisë,Tregtisë dhe Energjitikës Eno Bozgo u shpreh se edhe pse ky nuk ishte momenti më i përshtatshëm për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje ajo është njëkohësisht dhe mjaft kuptim plotë.
Në këtë mënyrë Kryqi i kuq do ta ketë më të lehtë të kontaktoj me bizneset që janë të gatshme të japin ndihma.Të parët që priten të përfitojnë nga kjo marrëveshje do të jenë familjet e përmbytura.