Këshilli Kombëtar, përjashtohet Biberaj e kritikë të tjerë
Jashtë Këshillit, Stringa, Babasi e Arben Xhiku
Eljona Ballhysa
Ashtu sikurse pritej, dje në mesditë, pas ardhjes së kryeministrit Berisha nga Danimarka, selia blu zbardhi emrat e 100 anëtarëve të rinj që do të jenë pjesë e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Lista me emrat fitues mban shumicën e deputetëve të PD-së, ministrat e partisë, këshilltarët e Berishës dhe një pjesë drejtorë drejtorish. Ajo që bie në sy në këtë listë është mungesa e disa emrave që njihen si oponentë të kryeministrit Berisha. Çuditërisht nuk kanë arritur të marrin votat e duhura për të qenë pjesë e Këshillit Kombëtar dy individë që janë anëtarë të Kryesisë Qendrore, Aleksandër Biberaj dhe Omer Stringa. Në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar, që janë zhvilluar në vitin 2005, Biberaj ka marrë më shumë vota se një pjesë e lidershipit të PD-së, ndërsa gjatë këtyre zgjedhjeve ai nuk arriti të bëhet pjesë e Këshillit Kombëtar. Por, për të mos lejuar gojët e liga të thonë që Berisha largoi kritikët, në listën e fituesve rezulton i votuar një prej tyre, Besnik Mustafaj. Ky i fundit, megjithëse është shkëputur prej disa muajsh nga angazhimi i drejtpërdrejtë në politikë, ka arritur të fitojë votat e delegatëve të Kuvendit Kombëtar të PD-së, në të cilin nuk mori pjesë.
Renditja
Diçka tjetër që bie sy në listën e emrave fitues është renditja e “kuruar” me kujdes e lidershipit të partisë. Sikur të ishin vendosur me dorë, janë renditur sipas postit që mbajnë, njëri pas tjetrit, në numër votash. Vendin e parë e zë pa dyshim kryetari i partisë, që ndiqet nga kryetarja e Kuvendit, Topalli, nga kryetari i Grupit Parlamentar, Patozi, nga sekretari i Përgjithshëm Bode dhe nga ministrat e tjerë të rëndësishëm të qeverisë. Duket se delegatët e Kuvendit kanë qenë shumë të kujdesshëm gjatë procesit të votimit duke arritur të votojnë në atë mënyrë që nuk shkakton xhelozi në radhët e lidershipit të partisë.
Mungesat
Mungesa e Biberajt ishte e pritshme. Madje shumë mendonin se ai nuk do të përfshihej në listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar. Por duket se hartimi i një projektstatuti që cenonte një sërë kompetencash të kryetarit të Partisë i vuri vulën përfundimtare përjashtimit të tij nga Këshilli. Në listën fituesve mungojnë disa ish-anëtarë të Këshillit, ish-deputetë që janë cilësuar si mbështetës të ish-nënkryetarit të PD-së, Topi. Të tillë janë Ndriçim Babasi, Pal Dajçi e Sali Shehu. Të tjerë që mungojnë dhe që njihen për vizionin e tyre liberal dhe që herë pas here kanë hedhur kritika kundër Berishës, janë Omer Stringa e Arben Xhiku.
Duke e krahasuar me listën e mëparshme të anëtarëve të Këshillit, janë vërejtur disa mungesa si ajo e deputetëve Eris Hoxha e Leonard Demi, apo e anëtarëve të vjetër si Mitro Çela, Mujë Buçpapaj e Uran Butka.
Të rinjtë
Ajo që bie në sy në listën e fituesve është numri i madh i anëtarëve të rinj që janë zgjedhur nga delegatët e Kuvendit Kombëtar. Megjithëse shumica e tyre janë të rinj dhe nuk njihen ende në qarqet mediatike, duket se ata kanë lidhje të ngushta me delegatët, ndaj dhe kanë marrë votat e tyre. Shumica e anëtarëve janë këshilltarë të Berishës të emëruar rishtazi. Hyrjet e reja në Këshill nisin me aktoren e mirënjohur Rajmonda Bulku, që ka zënë vendin e 17-të duke marrë më shumë vota se anëtarët e vjetër të PD-së; vazhdojnë më tej me këngëtaren Çiljeta Xhilaga, e cila nuk mbetet pas për nga mbështetja që gëzon në radhët e demokratëve, duke marrë 502 vota.
Më tej lista vazhdon me dy zëdhënëset zyrtare, atë të kryeministrit Juela Meçani dhe atë të selisë blu, Erla Mëhilli. Më tej vijnë këshilltarët dhe ish-këshilltarët e Berishës, si dhe ish-zëvendësministra, tani deputetë të rinj të PD-së, si: Suzana Guxholli, Spiro Ksera, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Florion Mima, Keltis Kruja, Ledina Aliolli, Adriana Gjoni, Jorida Tabaku e Paulina Hoti.
Jashtë Këshillit Kombëtar
Aleksandër Biberaj
Ndriçim Babasi
Omer Stringa
Arben Xhiku
Blerim Çela
Eris Hoxha
Leonard Demi
Mitro Çela
Mujë Buçpapaj
Pal Dajçi
Sali Shehu
Uran Butka
Anëtarët e zgjedhur të Këshillit Kombëtar
1 Sali Berisha 1201 vota
2 Jozefina Topalli 1144
3 Astrit Patozi 1133
4 Ridvan Bode 1121
5 Sokol Olldashi 1097
6 Edi Paloka 1005
7 Bujar Nishani 970
8 Flamur Noka 949
9 Lulzim Basha 944
10 Majlinda Bregu 917
11 Mesila Doda 916
12 Ilir Rusmali 830
13 Jemin Gjana 809
14 Gert Bogdani 801
15 Genc Ruli 800
16 Gent Strazimiri 800
17 Rajmonda Bulku 784
18 Albana Vokshi 757
19 Ferdinand Xhaferri 726
20 Myqerem Tafaj 725
21 Edmond Spaho 723
22 Fatos Beja 721
23 Keltis Kruja 704
24 Ferdinand Poni 702
25 Erla Mehilli 676
26 Florian Mima 666
27 Genc Pollo 665
28 Gazmend Oketa 659
29 Armand Teliti 652
30 Sahit Dollapi 641
31 Arenca Trashani 640
32 Halit Shamata 638
33 Arben Imami 596
34 Albert Avduli 595
35 Fatos Hoxha 585
36 Fatbardh Kadilli 578
37 Lajla Pernaska 573
38 Ahmet Omi 565
39 Bardh Spahia 559
40 Leonard Demi 554
41 Aurel Bylykbashi 547
42 Oerd Bylykbashi 545
43 Bislim Ahmetaj 541
44 Nesti Kiri 539
45 Elvana Hana 537
46 Enkelejd Alibeaj 536
47 Arqile Gorea 535
48 Ardian Turku 532
49 Tritan Shehu 526
50 Eduart Halimi 522
51 Alfred Rushaj 513
52 Eduard Ndreu 511
53 Ilir Bano 507
54 Gjergj Lezhja 506
55 Ciljeta Xhilaga 502
56 Bardh Rica 502
57 Ledina Aliolli 482
58 Shaban Memia 481
59 Ylli Asllani 477
60 Arben Qirjako 470
61 Sokol Lekaj 468
62 Alfred Olli 466
63 Gjergj Bojaxhiu 466
64 Nirvana Leka 457
65 Juela Mecani 455
66 Besnik Mustafaj 454
67 Gentiana Boksi 448
68 Osman Metalla 447
69 Suzana Guxholli 444
70 Bujar Leskaj 436
71 Njazi Kosovrasti 432
72 Arta Sakja 427
73 Azgan Haklaj 424
74 Ilir Kondi 424
75 Spiro Ksera 418
76 Valdete Vorpsi 418
77 Mirela Tabaku 417
78 Admirim Shehu 416
79 Shefqet Bruka 416
80 Barie Isufi 411
81 Marjeta Zace 408
82 Besnik Jaku 407
83 Selami Xhepa 407
84 Dhori Kule 406
85 Mark Marku 406
86 Mirgen Lata 403
87 Eduard Ypi 400
88 Fahri Balliu 400
89 Gjoke Uldedaj 398
90 Luan Skuqi 397
91 Amantja Cullhaj 394
92 Ardita Becolli 384
93 Edit Harxhi 381
94 Dhurata Cupi 363
95 Paulina Hoti 362
96 Zana Turku 359
97 Gjorgjeta Hila 352
98 Sonila Baka 345
99 Adriana Gjoni 331
100 Jorida Tabaku 331
21 Dhjetor 2009