E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Konsultativ aprovon projektligjin

“Për minierat”

Këshilli Konsultativ i Biznesit aprovoi dje projektligjin “Për Sektorin Minerar në Republikën e Shqipërisë”. I mbledhur nën drejtimin e ministrit Dritan Prifti, KKB diskutoi mbi draftin e hartuar nga METE dhe u shpreh në favor të tij, duke vlerësuar risitë që sjell ky projektligj në sektorin e lejeve minerare. Të pranishëm në takimin e sotëm të Këshillit Konsultativ të Biznesit ishin dhe dy zv/ministrat e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Eno Bozdo dhe Neritan Alibali. Në fjalën e tij, ministri Dritan Prifti vlerësoi draftin e projektligjit të hartuar nga METE dhe shprehu interesin për të dëgjuar mendimet dhe komentet e anëtarëve të Këshillit Konsultativ të Biznesit. Prifti bëri të ditur se projektligji po rishqyrtohet nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, pas komenteve që kishin në adresë të tij grupet e interesit. Ai vuri theksin te konceptet e reja që parashikon projektligji, siç është ai i ndarjes së rentës minerare me pushtetin vendor, ku propozimi i METE-s është që 25 për qind e vlerës së rentës minerare t’i kalojë pushtetit vendor.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›