E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat në Londër, arrestohen 20 protestues

Policia britanike ka bërë me dije se ka arrestuar 20 persona, ndërsa oficerët shkatërruan kampin e protestuesve Okupimi i Londrës, afër një katedrale të njohur në Londër.
 

Policia londineze tha se sot oficerët i larguan tendat dhe pajisjet që gjendeshin në këtë hapësirë. Kampi i protestuesve ishte ngritur para katër muajsh, i insipruar nga protesa Okupimi i Ëall Street-it në Nju Jork. Protestuesit kanë shprehur zemërimin e tyre kundër korporatave dhe fitimeve të tyre të mëdha.

Autoritetet e Londrës, javën e kaluar, kanë urdhëruar mbylljen e kampit, duke thënë se prania e tendave po dëmtonte bizneset e afërta dhe po shkaktonte probleme higjenike.

Mbyllja e kampit u bë pas vendimit të Gjykatës së Lartë Britanike, me të cilin u refuzua ankesa e protestuesve ndaj urdhërit për mbylljen e kampit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›