E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot pasdite në një takim Kryetarin e Senatit të Polonisë, Longin Pastusiak. Dy autoritetet vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe shprehÃ

Kryeministri Fatos Nano ka pritur sot pasdite në një takim Kryetarin e Senatit të Polonisë, Longin Pastusiak.

Dy autoritetet vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe shprehën vullnetin e plotë për forcimin e mëtejshëm tyre, në funksion të zgjerimit të bashkëpunimit në fusha prioritare.

Duke përcjellë përshëndetjet e Kryeministrit Belka, z. Pastusiak shprehu mbështetjen e plotë të Polonisë në procesin integrues euroatlantik të Shqipërisë, si dhe gadishmërinë për shkëmbimin e eksperiencave në këtë aspekt edhe midis parlamentareve respektivë.

Ata u ndalën në mënyrë të veçantë në bashkëpunimin ekonomik dypalësh, ku theksuan se vitet e fundit këto marrëdhënie kanë njohur ritme të reja, veçanërisht në kontaktin mes biznesmenëve të të dy vendeve etj.. Ata vunë në dukje se mes dy vendeve ka hapësira të mëdha bashkëpunimi në fushën ekonomike, në infrastruturë, transport, energjitikë dhe në mënyrë të veçantë në fushën e turizmit, si një destinacion turistik atraktiv për qytetarët polakë dhe të inisiativave të përbashkëta në këtë funksion.

Në funksion të nxitjes së bashkëpunimit ekonomik dhe të shtimit së kontakteve midis biznesmenëve të të dy vendeve, në takim u vlerësua zhvillimi në muajin prill në Poloni, nën kujdesin e dy Kryeministrave, z. Nano dhe z. Belka, Dita e Biznesit Shqiptar, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të sipërmarrjes shqiptare.

Po ashtu në takim u diskutua dhe u vlerësua bashkëpunimi në fushën e arsimit. Z.Nano vlerësoi në këtë drejtim mbështetjen që qeveria polake ka dhënë, e cila ofron çdo vit 15-20 të drejta studimi për të rinjtë shqiptarë në Poloni, ku aktualisht studiojnë 115 studentë nga Shqipëria.

Dy personalitetet ndanë të njëjtat pikëpamje për rolin e rëndësishëm dhe moderator të Shqipërisë në rajon në funksion të paqes, stabilitetit, progresit dhe të ardhmes europiane të tij.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›