E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këshilli Ministrave sulmohet tri herë në një muaj

12/01/2010  Piratët e internetit
Kohët e fundit qeveria shqiptare është shndërruar në objekt sulmesh. Në hakun kohor prej më pak se një muaji faqja yyrtare në internet e Këshillit të Ministrave, www.km.gov.al, është sulmuar tri herë nga piratët e internetit. Përmes ndërhyrjeve të këtyre ekspertëve të informatikës është ndërhyrë në këtë faqe dhe janë eliminuar të gjitha të dhënat që ishin publikuar nga stafi i Kryeministrisë. Drekën e ditës së djeshme ndodhi sulmi i tretë. Rreth orës 15:00 faqja ishte goditur nga të ashtujuarturit “crashers” (persona që përmes ndërhyrjeve të paligjshme e të paautorizuara vetëm dëmtojnë informacionin e publikuar). Në faqe nuk gjendej asnjë informacion. Pas rreth një orë e gjysmë duket se punonjësit e Kryeministrisë arritën të rregullojnë deri diku faqen. Pas kësaj ndërhyrjeje u vu re se mungonin informacionet e ditëve të fundit, takimet që kryeministri Sali Berisha kishte zhvilluar në zonat e përmbyutura gjatë këtyre ditëve. Pas kësaj ndërhyrjeje lajmet që figuronin në faqe ishin ato të datës 7 janar, mbledhja e fundit të qeverisë, ajo e Komitetit të Planifikimit Strategjik dhe Komutetit Ndërministror të Integrimit. Goditja e parë që iu bë faqes zyrtare në internet të Këshillit të Ministrave brenda kësaj periudhe kohore, kishte një mesazh të qartë, që i drejtohej direkt qeverisë shqiptare. Në mesazhin që ishte publikaur në faqe, pasi ishin fshirë gjithçka tjetër që lidhej me informacionin, kërkohej që qeveria të angazhohej seriozisht e të punonte për krijimin e së ashtuquajturës “Shqipëri e Madhe”. Pas rreth një ore u realizua që gjendja të rikthehej në normalitet. E treta goditje që iu bë faqes në internet të qeverisë ishte disa ditë më parë. Këtë radhë crasher-at kishin zgjedhur pasditen të bënin goditjen e tyre të radhës. Në dallim me herën e parë, ku kërkohej puna për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, në dy sulmet e fundit nuk ishte lënë asnjë mesazh për qeverinë shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›