E Diel, 1 Nëntor 2026

Këshilli Ndërfetar reagon për pr.ligjin “Për barazinë gjinore”: Të ruhen vlerat themelore të familjes

TIRANË, 5 nëntor/ATSH/ Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë konfirmoi sot qëndrimin e tij të mëparshëm në lidhje me projektligjin “Për Barazinë Gjinore”.

Ndërkohë që ky projektligj po diskutohet në komisionet parlamentare, KNFSH nënvizon rëndësinë e ruajtjes së vlerave themelore të familjes, traditës shoqërore dhe morale shqiptare.

“KNFSH qëndron i palëkundur në pozicionin e tij, siç është artikuluar qartë në dokumentin e dërguar më parë institucioneve përkatëse, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave themelore të familjes, të traditës shoqërore dhe morale shqiptare, si dhe të parimeve të besimeve fetare, në frymën e respektit, barazisë dhe mirëkuptimit të ndërsjellë”, thuhet në një deklaratë për shtyp.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë shprehet po ashtu i përkushtuar ndaj dialogut të hapur dhe bashkëpunimit me institucionet shtetërore e shoqërinë civile, me synim forcimin e harmonisë ndërfetare dhe ndërtimin e një shoqërie të drejtë, të barabartë dhe të qëndrueshme.

/m.m/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›