E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilli bashkiak i Tiranes Aleanca per Qytetarin siguron shumicen

Koalicioni “Aleanca për Qytetarin” siguron shumicën e këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tiranës. E djathta do të ketë gjithsej 28 këshilltarë, ndërsa e majta vetëm 27 prej tyre. Janë gjithashtu edhe 6 parti të vogla në koalicionin me gjigandët e politikës, të cilët përfitojnë vende në këshillin bashkiak.

LSI ka fituar 5 mandate këshilltarësh, PDIU ka fituar 2 mandate. Ndërsa republikanët, lëvizja e legalitetit, demokracia sociale dhe PSV91 kanë fituar repektivisht nga një mandat në këshillin bashkiak.

Ndonëse LZHK mori gjithsej në Tiranë 3635 vota, nuk ka mundur dot të fitojë një post në këshillin bashkiak të kryeqytetit. Fitorja e partive jashtë koalicioneve në qytetet e mëdha si Tirana, Durrësi, Vlora dhe Shkodra është pothuajse i pamundur me kodin aktual elektoral.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›