E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceka: Zyrtarisht tani me Berishen

Fatjona Mejdini

Perfundimisht aleancistet jane zhvendosur dhe zyrtarisht djathta ne spektrin politik shqiptar. Presidenti i Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka deklaroi diten e djeshme zyrtarisht hyrjen ne koalicion parazgjedhor me Partine Demokratike te drejtuar nga Berisha. Keshtu ne nje konference per shtyp, kreu i PAD-se beri publik vendimin e dhene nga organet e larta te kesaj partie, sipas te cilave, pas 17 vitesh ndarjeje dhe perplasjesh te forta, ajo do te dale ne koalicion te perbashket me partine, qe aktualisht drejton vendin. "Une e nenshkrova marreveshjen per koalicion me Berishen. Sot fusha politike eshte e cmanjetizuar, nuk ka pole, nuk dime ku eshte e majta dhe e djathta. Ne kete klime te re politike, ende e pa u cliruar nga protagonizmi, Aleanca eshte e orientuar nga interesi elektoral, nga objektivi per te qene e perfaqesuar denjesisht ne Parlament", deklaroi Neritan Ceka ne konferencen per shtyp, teksashpalli edhe kalimin zyrtar nen radhet e te djathtes. Ne kete menyre, ai la te kuptoje se Aleanca Demokratike ishte nje parti, e cila nuk mund te ishte nje force e identifikuar ne menyre te qarte, majtas apo djathtas dhe per kete arsye ata mund te benin koalicione te perkohshme me te gjitha krahet e politikes. "PAD mund te identifikohet si nje force e vecante e spektrit politik, qe e distancon ate nga e majta dhe e djathta, duke patur ndikim minimal nga rrotacionet e ardhshme politike", deklaroi Ceka. Sipas tij, ndonese ketyre kalimeve te shpeshta perfaqesuesit e Aleances Demokratike, nuk mund te rreshtohen ne krahun e gabuar. "Aleancistet jane pak, s'jane ushtare, por gjenerale, dhe gjeneralet nuk rreshtohen me ushtrite e huaja", deklaroi Ceka, duke perkufizuar ne kete menyre dhe natyren e anetareve te partise qe drejton. Sipas tij, rreshtimi prane mazhorances i shton dhe i forcon PAD-se, prezencen ne Parlament dhe pushtetin ekzekutiv. Nderkohe Ceka eshte shprehur se ka filluar pergatitjet per fushaten zgjedhore te 28 qershorit. Ai ka nenvizuar se do te dale me lista zgjedhore ne kuader te koalicionit ne disa qarqe, nderkohe qe ne qarqe te tjera do te mbeshtete aleatet e koalicionit.

PAD, odiseja 17 vjecare e rikthimit

Partia Aleanca demokratike, eshte partia e cila qe ne vitin 1992 ka qene e drejtuar vetem nga kryetari i saj aktual, Neritan Ceka. Ne pese vitet e qeverisjes se pare te PD, dhe tete vitet e qeverisjes se socialisteve, PAD ka qene nje aleate e koalicionit te majte qe ka qeverisur vendin. Madje deri ne vitin 2007, zgjedhjet vendore, ishte ne koalicion me te majten. Por disa muaj me pare u pane edhe shenjat e para te afrimit mes kryetarit te Partise Demokratike, Sali Berisha dhe Presidentit te Aleances Demokratike, Neritan Ceka, pas nje bisede ne dukje private, ne nje nga baret luksoze ne kryeqytet. Pas ketij takimi, Neritan Ceka nuk mohoi edhe mundesine e nje koalicioni te mundshem me PD-se dhe te djathten qe qeveris vendin. Shenjat u bene me te qarta kur grupi parlamentar i Partise Demokratike e propozoi Neritan Ceken si nenkryetarin e Kuvendit, pas zgjedhjes se Fatos Bejes si Minister i Arsimit. Pak jave me pare mes dy kryetareve te partise Berisha dhe Ceka, u zhvillua nje takim i cili ne menyre perfundimtare konfirmoi edhe bashkepunimin mes dy paleve per zgjedhjet e ardhshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›