E Shtunë, 31 Tetor 2026

Camet-qeverise: Duam varrezen tone ne Greqi

Shoqata e cameve ka kerkuar dje qe te ndertohen varreza te cameve ne Greqi, Njeheresh dhe kane kerkuar insistimin shtetit shqiptar per te biseduar me qeverine greke per ceshtjen e pronave, pasi ne menyre zyrtare tashme ata perjashtohen nga e drejta e pronesise, sepse behet fjale vetem per shtetas greke qe jane jashte vendit. Dhe deri me tani camet nuk jane njohur si shtetas greke nga ana e qeverive te Athines, kerkese qe eshte bere ne vijimesi nga ana e ketij komunitetit. "Pjese e marreveshjes per ndertimin e dy varrezave te ushtareve greke ne Shqiperi duhet te jete edhe ndertimi i nje varreze ne zonat came ne Greqi, per te renet came gjate gjenocidit grek ne vitet e Luftes se Dyte Boterore", kane kerkuar dje Shoqatat e Cameve te mbledhura ne nje takim te vecante ne Tirane. Presidenti i Shoqates Cameria, Ardian Tana ka deklaruar se edhe pse prej kohesh i ka derguar nje leter kreut te ekzekutivit, ende nuk ka marre nje pergjigje pozitive. Deshmoret sipas cameve nuk duhen trajtuar me dy standarde dhe qeveria jone duhet te shkeputet nga qendrimet servile ndaj Greqise. Camet shprehen shqetesim edhe per vendimin e autoriteteve greke mbi regjistrimin e pronave nga te huajt ne Greqi. Sipas cameve ky vendim perjashton kategorikisht shtresen e tyre dhe ben fjale vetem per regjistrimin e shtetasve greke qe jetojne jashte Greqise. Camet i kerkuan dje qeverise qe te nise bisedimet me qeverine greke per ceshtjen e pronave me ndermjetesine e nderkombetareve. Camet kembengulin qe ceshtja e njohjes se pronave te tyre ne Greqi te nderkombetarizohet madje deri ne Senatin Amerikan. Ata kerkojne qe edhe faktori shqiptar si brenda ashtu dhe jashte kufijve te jete me i ndjeshem ndaj ceshtjes Came. S.P

Berisha

"Une shpalla ketu disa nga perparesite, te tjerat jane ne perpunim dhe te gatshme, por biem dakord qe kthimi majtas eshte kthim prapa. Une kam besim te madh ne mencurine tuaj, kam besim se ju do te vazhdoni te votoni per ndryshimin e Shqiperise".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›